Seanca e VI-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

Seanca e VI-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës ka filluar punimet me 30 minuta vonesë.


Kuvendi i Komunës së Preshevës ka filluar punimet e seancës së VI-të të planifikuar për sot. Për këtë seancë janë propozuar 9 pika të rendit të ditës për diskutim.

Diskutimet në këtë seancë kanë filluar me fjalimin e shefit të grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, Munir Rexhepi, i cili ka propozuar që në rend të ditës të futet pika e rendit të ditës përmes së cilës kërkohet që këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Preshevës të distancohet nga veprimin e kryetarit të Komunës së Preshevës rreth mospagesës së rrogave të punëtorëve të entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.

Rexhepi gjithashtu ka akuzuar kabinetin e kryetarit të Komunës së Preshevës se ka kërkuar nga enti parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, përjashtimin e disa punëtorëve nga puna.

Debati u ashpërsua pas ndërhyrjes së kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, i cili reagoi në fjalimin e Rexhepit rreth përdorimit të etiketimit “këshilltarë të shitur” i cili tha se Partia për Veprim Demokratik sa herë që gjendet në opozitë akuzon këshilltarët se po shiten.

Transmetimin direkt të seancës e sjell PreshevaPRESS përmes faqe së sajë në facebook, dhe mund ta ndjekni duke klikuar në https://fb.watch/ekQG6TYBId/.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS