Festivali i Teatrit Shqiptar ‘Moisiu’ këtë vit shënon edicionin e dytë

Nga 20 nëntori deri më 27 nëntor, në Tiranë do të mbahet festivali i teatrit shqiptar i cili mbledh shfaqje nga të gjitha teatrot shqiptare.


Shfaqjet kosovare, të cilat prezantohen në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës janë: “Fausti”, “Hana po fluturon”, “Masë për masë” dhe “1984”. Në këtë edicion gjithashtu do të luhet premiera e kooproduksionit të parë të teatrove kombëtare shqiptare, “Shtëpia e Zotit” me regji të Ilir Bokshit.

Vitin e kaluar festivali u mbajt në Shkup, këtë vit do të mbahet në Tiranë ndërsa vitin e ardhshëm në Prishtinë.

Edhe këtë viti do të ndahen 12 çmime, nga një juri e cila sipas marrëveshjes do të përbëhet nga një anëtar nga vendi mikpritës – Shqipëria; 2 nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sot në Preshevë nis edicioni i dytë i kolonisë artistike “LuginArt”

PreshevaPRESS

Zëri që ka shoqëruar me dekada çdo aktivitet në Preshevë

PreshevaPRESS

Festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest” në Preshevë dhe Bujanoc

Lirigzona Nuredini