Evropa në rrezik nga drogat

Agjencia e Bashkimit Evropian që monitoron përdorimin e drogave të paligjshme thotë se kokaina po bëhet gjithnjë e më e pranishme në kontinent.

Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga drogat përmes një raporti sot tha se mediat sociale, rrjetet e errëta dhe transformimi i informacioneve në shifra po ndihmojnë bandat e vogla dhe individët në shitjen e drogës pa rënë në sy.

Agjencia bën të ditur se autoritetet kanë identifikuar “qendrat e thirrjeve të kokainës” të cilat përdorin korrierët që ofrojnë rrjete të shpejta dhe të adaptueshme.

Tutje ky institucion deklaron se autoritetet janë duke luftuar kundër kësaj dukurie, ndërkohë që sasia e kokainës së konfiskuar në Evropë shënon rekorde, përcjellë Anadolu Agency.

Në vitin 2017, sipas të dhënave të vitit të plotë në dispozicion, autoritetet konfiskuan më shumë se 140 ton kokainë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS