Erdogan refuzon kërkesën e SHBA për armëpushim

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka refuzuar thirrjen e SHBA-së për armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë, duke thënë se ofensiva e ushtrisë turke do të vazhdojë.


Komentet e tij vijnë ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, Majk Penc dhe sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, përgatiten të udhëtojnë në Turqi, në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Më 15 tetor, Rusia paralajmëroi se nuk do të lejojë që të ndodhnin përleshje midis forcave turke dhe siriane.

Ankaraja thotë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” që arrin rreth 30 kilometra në Siri për të rivendosur deri në dy milion refugjatë sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi.

Ajo i konsideron Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, një organizatë terroriste.

Por, luftëtarët kurdë kanë qenë aleatët kryesorë të SHBA-së, në luftën kundër militantëve ekstremist të ISIS.

Sidoqoftë, forcat siriane, të cilat janë të mbështetura nga Rusia, përparuan në veri gjatë fundjavës pas një marrëveshjeje me kurdët në përpjekje për të zmbrapsur ofensivën turke.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS