Emigroi 9 vjeç, Sindi Manushi u bë të dielën kryebashkiakja e parë shqiptare në Itali

Sindi Manushi është 31 vjeçarja shqiptare që është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Itali.


Me origjinë nga Elbasani ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen që në moshën 9-vjeçare.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali.

“Fillimisht ishte e vështirë. Vijmë nga një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe mbi të gjitha nga një qytet industrial, Elbasani. Lëvizja nga Elbasani në Pieve ishte një tronditje dhe mund ta imagjinoni pse. Përshtatja me zakonet e Pieve, gjuha italiane, por unë jam rritur me Tg1, Carrà dhe Sanremo,” shprehet ajo.

E reja shqiptare ka thënë se nuk e mohon kurrë origjinën, por se ndihet dhe gëzon të drejtat si një qytetare italiane.

“Jam krenare për origjinën time shqiptare, por kam një kohë të gjatë në Itali dhe ndihem me të gjitha një qytetare italian. Unë kam jetuar gjithmonë në Pieve di Cadore, përveç një paranteze universitare në Trento, për të përfunduar studimet për drejtësi.”

ARTIKUJT E NGJASHËM

Video / Shemben skelet e një objekti në Lozanë të Zvicrës, ka të plagosur

PreshevaPRESS

Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane

PreshevaPRESS

Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas

PreshevaPRESS