Eksperti gjerman thotë se po bëhet presion për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Toby Vogel, ka thënë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion për t’u arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të nëntorit në Amerikë.


“Lajm i keq për të gjithë ata që kanë shprehur interes të sinqertë për një marrëveshje afatgjate ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Presioni për arritjen e një marrëveshje të shpejtë dhe të pistë përpara nëntorit është shumë i madh”, ka shkruar Toby Vogel.

I gjithë ky debat është nxitur nga gazetari amerikan, Casey Michel, i cili ka shkruar për dorëheqjen e Richard Grenellit, nga pozita e ambasadorit të SHBA-së në Gjerman.

Michel ka thënë se Grenell duket që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur deri tani (Ushtrues detyre i Drejtorit të Agjencive të Inteligjencës, ambasador në Gjermani), vetëm për të shtyrë përpara një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Duket se kjo ishte edhe arsyeja e vetme pse ai mbeti në pozitën e emisarit, duke dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tjera. Lajme të këqija mbi lajme të këqija”, ka shkruar gazetari amerikan Michel.

Toby Vogel, pjesë e DPC ditë më parë në një intervistë për REL kishte thënë se SHBA-ja do marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta shpallë misionin e përfunduar dhe të tërheqë trupat nga Kosova.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

PreshevaPRESS

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

PreshevaPRESS

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

PreshevaPRESS