Efekti Trump: Dorëzohet Erdogan, 5 ditë armëpushim

Turqia ka rënë dakord për një armëpushim në veri të Sirisë për t’i lënë forcat e udhëhequra nga kurdët të tërhiqen, ka njoftuar nënkryetari i SHBA Mike Pence.


Të gjitha operacionet ushtarake do të ndërpriten për pesë ditë, dhe SH.B.A. do të ndihmojë në lehtësimin e “tërheqjes së rregullt” të trupave të drejtuara nga kurdët nga ato që Turqia e ka cilësuar një “zonë të sigurt” në kufi.

Turqia nisi sulmin e saj javën e kaluar.

Ajo synonte të zmbrapsë një milicë kurde që e shikon si një grup terrorist dhe të rivendoste refugjatët sirianë në zonë.

Z. Trump shkroi në Tëitter-in e tij rreth armëpushimit përpara se z. Pence ta njoftonte atë, duke shkruar se “miliona jetë do të shpëtojnë!”

Z. Pence falënderoi “udhëheqjen e fortë” të Donald Trump gjatë njoftimit.

“Ai donte një armëpushim. Ai dëshironte të ndalonte dhunën,” tha nënkryetari.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

PreshevaPRESS

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS