Pas prishjes së koalicionit ‘të shpresës’ pas vetëm 50 ditëve, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tanimë të gjitha partitë politike janë pro formimit të Qeverisë së re, përjashtuar VV’së që dëshiron zgjedhje të reja.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur një takim me të gjitha partitë politike kosovare sot, ku përveç Vetëvendosjes të gjitha partitë politike kanë thënë se e duan një Qeveri të re.
Thaçi ka thënë se partia apo koalicioni që do të ketë numrin e mjaftueshëm të votave do t’i takon formimi i Qeverisë së re.
Burime të Indeksonline ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë tri ministri në Qeverinë e re.
Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj do të kërkojë nga kryesia e partisë që njëra ministri t’i takojë PSD-së.
Në mbledhjen që do të mbahet nesër, Haradinaj do të paraqes këtë kërkesë e cila pritet të shqyrtohet nga organet më të larta partiake.
Haradinaj pritet të propozojë këtë vendim fal respektit që ka për PSD-në nga koalicioni që kishte me ta në zgjedhjet e fundit.