Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari Shaip Kamberi, ka bërë të ditur që sot bashkë me ministrin Fatmir Matoshi kanë nënshkruar marrëveshjen për donacion të 450 kontejnerëve për Komunën e Bujanocit.
“Ministri Matoshi dhuron 450 kontajnerë për Bujanocin, nënshkruhet marrëveshja në Ditën e aksionit global për pastrimin e tokës.
Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapsinorë nëpërmjet organizatës “Let’s Do It Kosova” do t’i dhurojë Komunës së Bujanocit 100 kontajnerë të mëdhenj për qytetin dhe 350 kontajnerë të vegjel familjarë.
Donacioni i ministrisë do t’i kontribuoj ruajtjes së ambientit në Komunën dhe qytetin e Bujanocit.
“Bashkë për një mjedis të pastër!” – ka shkruar Kamberi në facebook.
Megjithate, kjo është donacioni i tretë i Ministrive të ndryshme të Qeverisë së Kosovës gjatë këtij mandati.
“Në ditën e aksionit global të pastrimit të tokës, i lumtur që po ndihmojmë edhe komunën e Bujanocit për përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Let’s Do It Kosova, sot u nënshkrua marrëveshja mes kryetarit Shaip Kamberi e drejtorit Luan Hasanaj për dhurimin e 450 kontejnerve për mbeturina për 450 familje të Bujanocit.” ka shkruar ministri Matoshi në faqen e tij në facebook.