Edhe Ardita Sinani bashkë me Besnik Bislimin në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel.


Sipas burimeve të Klankosova.tv këshilltarja politike për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës, Ardita Sinani ka udhëtuar bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi për në Bruksel.

Ata do të takohen me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Udhëtimin e Besnik Bislimit në Bruksel për Klankosova.tv e bëri të ditur Klisman Kadiu, nga kabineti i zëvendëskryeministrit.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sot në një konferencë për media ka deklaruar se Bislimi do të jetë në Bruksel sonte për të folur për targat dhe elemente tjera.

Ndryshe, kjo është hera e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës që është është përfshirë në dialog.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS