Dy shqiptarë, pjesë e zgjedhjeve lokale, në Amerikë

Ministri i Shtetit dhe i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se dy kandidatë shqipt


arë do të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më datë 5 nëntor në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për këshillat bashkiakë, janë edhe kandidatë shqiptarë Visar Tasimi dhe Jetlir Kulla.

Tasimi, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka lindur në SHBA dhe kandidon për herë të parë në këshillin bashkiak të Naugatuck, në Conecticut. Ndërsa Kulla ka shkuar fëmijë në SHBA dhe kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak të qytetit Waterbury.

Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe përfaqësimin në këshill, ndërsa Visari shpreson shumë në angazhim më të madh të rinisë në qeverisjen lokale”, ka shkruar Majko në Facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS