Dush në mëngjes apo në darkë?

Mund të thuhet se është një rebus për filozofët prej shekujsh, apo të paktën që kur njerëzit filluan të lahen. A është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në darkë?


Tashmë ka një përgjigje për këtë pyetje, nga universiteti i Harvardit.

Ja logjika:
Dushi në mëngjes

Sipas Shelley Carson, lektore psikologjie në Harvard, duhet të laheni në mëngjes kur gjërat në punë janë stresuese, apo jeni nën presion për të qënë kreativ. Sipas saj, dushi nxit kreativitetin, pasi jeni dhe i relaksuar dhe vigjilent.

“Procesi konjitiv është i shlodhur, i ri dhe i rigjeneruar, dhe idetë e zgjidhjet do t’ju vijnë vetë”, thotë Carson.

Dushi në mbrëmje
Studimi tregon se dushi në mbrëmje para se të flini ndihmon njerëzit që e kanë të vështirë të pushojnë, pas ul nivelin e kortizonit të lidhur me stresin. Ai rregullon temperaturën e trupit dhe ka treguar se gjumi të zë më lehtë.

Dermatologët gjithashtu sugjerojnë që dushi në mbrëmje e mban lëkurën të pastër, nga papastërtitë dhe ndotjet e mbledhura gjatë ditës.

Nëse i përzieni të dyja
Të ndryshosh rutinën e dushit për të përzier nivelin e stresit, me oraret e punës, jetesën mund të jetë diçka shumë e mirë, pasi dhe të jep një gjumë të thellë. Kështu që mund të shijoni përfitimet e të dyve, dushit të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS