Dorëzohet Kina, nënshkruan marrëveshje tregtare me SHBA-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë nënshkruar e asaj që u quajt fazë e parë e një marrëveshje tregtare që synon zbutjen e një konfliktit tregtar që ka tronditur tregjet dhe ka goditur ekonominë globale.


Duke folur në Washington, Presidenti amerikan Donald Trump tha se pakti do të ishte “transformues” për ekonominë e SHBA’së dhe ka rregulluar gabimet e bëra më parë.

Zyrtarët e lartë kinezë e quajtën atë një marrëveshje të “fitores” që do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve.

Kina është zotuar të rrisë importet e SHBA’së me 200 miliardë dollarë, mbi nivelet e vitit 2017, dhe të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale.

Në këmbim, SHBA-ja ka rënë dakord të përgjysmojë disa nga tarifat e reja që ka vendosur për produktet kineze.

Presidenti Trump ka thënë në fund të vitit të kaluar, se ai pas nënshkrimit të marrëveshjes së quajtur “Faza e Parë”, do të udhëtojë në Pekin për të filluar bisedimet për fazën tjetër të marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, një vit e gjysmë më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS