DORËHIQET NËNKRYETARI I DEGËS SË APN-së NË BELGJIKË

Pas dorëheqjes së zëvendëskryetarit të APN-së, Armend Aliu dhe njoftimin e tij për themelim të partisë së re, është dorëhequr edhe nënkryeyari i degës së APN-së në Belgjikë, Selami Pajaziti.


Pajaziti përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se jep dorëheqje duke e fajësuar Alternativën për prishjen e koalicionit qeverisës. 

Në vazhdim postimi i plotë i nënkryetarit të degës së APN-së në Belgjikë, Selami Pajaziti, në profilin e tij në facebook:

Un mendoj se fajët i ka edhe Alternativa kualicionin duhet me majtë me pas bashkëveprim jo unë çka të them këtu në Belgjikë nuk vendos ajo parti çka i fiton zgjedhjet aty vendos MR kjo parti gjithë ukon në pushtet ,e ftoj Kujtim Latifi ta emroje një të RI si nënkryetar të alternativës në Belgjikë unë jap dorëheqje le të vazhdojë NDRYSHIMI ..

Foto: facebook / Selami Pajaziti

Ndryshe, Pajaziti në postin e nënkryetarit të degës së APN-së ka marrë më 26.10.2019, kur edhe është zgjedhur kryesia e re e degës së APN-së në Belgjikë. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS