Dokument / Zgjatet afati për regjistrimin e objekteve

Ka filluar më 8 dhjetor 2025 procesi i paraqitjes së kërkesave për regjistrimin e objekteve, në përputhje me Ligjin për kushtet e veçanta për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme.


Nga Shërbimi i Urbanizmit në Preshevë bëhet e ditur se afati për paraqitjen e kërkesave është zgjatur deri më 9 shkurt 2026. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë kryer regjistrimin e objekteve të tyre, ta shfrytëzojnë këtë afat shtesë për të përfunduar procedurat.

Po ashtu, duke filluar nga 4 shkurti 2026, është bërë edhe zgjatja e orarit të punës për të lehtësuar aplikimin e qytetarëve:

  • E hënë – e premte: 07:00 – 18:00
  • E shtunë: 09:00 – 15:00

„Qytetarët e interesuar mund të drejtohen në Shërbimin e Urbanizmit në Preshevë për çdo informacion shtesë, sqarim profesional, asistencë teknike apo dokumentacion udhëzues të nevojshëm për plotësimin korrekt të aplikimit“ ka deklaruar drejtori Aliu.

Nga ky shërbim theksojnë se mbeten në dispozicion të qytetarëve për të ofruar mbështetje gjatë gjithë procesit të regjistrimit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rexepi (PVD): Mënyra e menaxhimit të prokurimeve publike po e fundos Preshevën

PreshevaPRESS

Dokument / Ftohet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës për këtë vit

PreshevaPRESS

Kamberi pozon në aeroporte, derisa udhëton për SHBA

PreshevaPRESS