Dokument / Raporti i plotë i komisionit anketues për pagat e punëtorëve të Entit parashkollor “8 Marsi”

Ditë më parë, PreshevaPRESS ka raportuar se në Kuvendin e Komunës së Preshevës është dorëzuar raporti i Komisionit për grumbullimin e informatave rreth problematikës së vonesave të pagave për punëtorët e Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.


Kujtojmë se ka kohë që përsëritet veprimi i mosekzekutimit në kohë të pagave për punëtorët e Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, gjë për të cilën është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Preshevës, me çrast është themeluar një komision.

PreshevaPRESS ka siguruar raportin e plotë të Komisionit për grumbullimin e informatave në lidhje me vonesat e pagave të personalit të Entit parashkollor.

Me të marrë detyrën, më datë 25.04.2023, pas formimit të komisionit nga Kuvendi i Preshevës, anëtarët e komisionit kanë zgjedhur Naser Azirin si kryetar të tij, dhe janë njoftuar me detyrat e komisionit, thuhet në raportin që PrehsevaPRESS ka siguruar.

Në të njëjtën ditë, kryetari i komisionit, Naser Aziri, së bashku me anëtaren e komisionit nga Altetnativa për Ndryshim, Arzana Bajrami, kanë zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e që njihet edhe si shkaktari i kësaj situate.

“Në këtë bisedë kryetari i komunës ka shprehur shqetësim për mosbashkëpunim të plotë të entit parashkollor me organin elzekutiv e sidomos për mosdhënien e informatave rreth strukturës së të punësuarve, mungesa në punë apo zavendësimet në punë, shpenzimet e udhëtimit etj.” thuhet në raport.

Komisioni më pas në përbërje të plotë, thuhet se ka realizuar takim me drejtorin e Drejtoratit për ekonomi, financa, ndërmarrësi private dhe prokurime publike, z.Besnik Sadiku, në lidhje me njoftimin për procedurat ligjore dhe mjetet e parapara buxhetore për entin parashkollor.

Sipas Sadikut, të gjitha shkresat dhe kërkesat e bëra nga enti parashkollor në lidhje me këtë problematikë, janë realizuar konfort ligjeve dhe procedurave të nevojshme, dhe nuk ka hadur në parregullsi ligjore.

Sadiku gjithashtu ka informuar komisionin se Komuna e Preshevës ka pranuar në kohë mjetet financiare nga Qeveria e Republikës së Serbisë të dedikuara për Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, me lartësi prej 1.823.861,00 dinarë, duke mos daktësuar dedikimin e tyre konkret.

Pas takimit me kryetarin e Preshevës, dhe drejtorin e administratës komunale për financa, komisioni ka takuar edhe udhëheqësinë e entit parashkollor, duke mos cekur se kush nga komisioni ka qenë prezent në këtë takim. Enti parashkollor në takim është përfaqësuar nga drejtori, sekretarja, shefi i kontabilitetit dhe pedagogu i këtij institucioni.

“Përfaqësuesit e entit parashkollor “8 Marsi” kanë shprehur pakënaqësitë e tyre se kohëve së fundit po kanë pengesa në realizimin e të ardhurave personale për shkak të mostransferit të mjeteve financiare për të ardhurat personale nga ana e administratës komunale” thuhet tutje në raportin e komisionit të siguruar nga PreshevaPRESS.

Komisioni pas grumbullimit të dokumenteve, konsultimit të vendimeve komunale dhe takimeve, kanë tërhequr vërejtjen se vendimi (mendimi) i datës 16.09.2021 i lëshuar nga Administrata shkollore në Leskoc, për themelimin e grupit parashkollor në fshatin Shoshajë, ka të bëjë me vitin akademik 2021/2022.

Krejt në fund, komisioni në raportin e përpiluar, ka shtuar se nuk ka analizuar numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe arsyeshmërinë e angazhimit të tyre në këtë institucion arsimor.

Komisioni ka konkluduar se mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit mes entit parashkollor dhe njësisë së vetadministrimit lokal ka sjellur deri te vonesat në realizimin e të ardhurave personale të punësuarve në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë.

Anëtarë të komisionit janë Naser Aziri (UDSH), Arzana Bajrami (APN), Shpat Aliu (PDSH), Munir Rexhepi (PVD) dhe Murselem Memeti (LR). 

Raporti i komisionit i është dorëzuar Kuvendit, dhe pritet të diskutohet në seancat e radhës, derisa komisioni ka kërkuar nga shërbimi i Kuvendit që raportit të i bashkangjiten aktet dhe dokumentet ligjore plotësuese për të qenë më i kompletuar për këshilltarët e Kuvendit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS