Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

10 shtatori njihet si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve.


Në dekadat e fundit prirja e vetëvrasjeve është në rritje. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhshme.

Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve si iniciatore e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët, bëjnë thirrje për parandalimin e sjelljes vetëvrasëse, sigurimin e mjekimit adekuat, përcjelljen e personave që kanë tentuar vetëvrasje si dhe raportim të përgjegjshëm i vetëvrasjeve në media.

Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinjtë (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje.

Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje kudo në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit.

Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën. Edhe në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të vetëvrasjeve paslufte. KultPlus.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS