‘Diskriminim i shqiptarëve’-Deputetja e PE: Stop pasivizimit të adresave në Preshevë

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë ta ndalë menjëherë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.


Përfaqësuesja e parlamentit Europian Von Cramon është takuar këtë të mërkurë me përfaqësuesit shqiptarë në Luginë, ku dhe është njohur me shqetësimet e tyre për respektimin e të drejtave.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, ajo i ka cilësuar të papranueshme metodat që përdor Serbia ndaj shqiptarëve.

“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, tha Cramon.

Prej disa vitesh autoritet serbe kanë nisur një fushatë kundër shqiptarëve që jetojnë në territorin e saj, me qëllim heqjen nga listat e votuesve.

Ata bëjnë ç’regjistrimin e qytetarëve në momentin që konstatojnë se personat nuk ndodhen në adresën e deklaruar.

Nga ky proces shqiptarëve në Serbi u hiqet e drejta e votës dhe shërbimet e tjera që përfitojnë si qytetarë të Serbisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS