Në magjistralen mes Pejës dhe Prishtinës, shtë aksidentuar autobusi i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, autobus me të cilin maturantët e shkollës së mesme teknike “Presheva” nga Presheva po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.
Maturantë të shumtë të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, kanë raportuar në PreshevaPRESS për një aksident trafiku, në të cilin është përfshi autobusi me të cilin po ktheheshin për në shtëpi nga ekskursioni që kishin realizuar në Shqipëri.
Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.