Dështon mbledhja e KKSH-së për shkak të mungesës së kuorumit

Mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, duke nxjerrë në pah tensionet dhe mospajtimet brenda shumicës qeverisëse të këtij institucioni.


Sipas raportimit të FOLOnline, seanca e parë nuk ka mundur të zhvillohet pasi në të nuk janë paraqitur përfaqësuesit e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) dhe të Partisë Demokratike (PD). Mungesa e tyre e ka bërë të pamundur fillimin e punimeve dhe marrjen e vendimeve të parapara në rendin e ditës.

Burime brenda KKSH-së, të cituara nga FOLOnline, bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e mungesës së kuorumit lidhet me dilemat dhe mospajtimet rreth dhënies së pëlqimit për emërimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike në Preshevë. Kjo çështje ka shkaktuar tensione politike dhe ka thelluar ndarjet brenda institucionit.

Në përbërjen aktuale prej 15 anëtarësh, shumica qeverisëse në KKSH përbëhet nga PVD me 5 anëtarë, LPD dhe PD me nga 2 anëtarë secila, si dhe PDSH me 1 anëtar. Në anën tjetër, Alternativa për Ndryshim (APN) ka 5 vende dhe ndodhet në opozitë. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin dhe funksionalitetin e shumicës aktuale brenda Këshillit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rexepi (PVD): Mënyra e menaxhimit të prokurimeve publike po e fundos Preshevën

PreshevaPRESS

Dokument / Ftohet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës për këtë vit

PreshevaPRESS

Dokument / Zgjatet afati për regjistrimin e objekteve

PreshevaPRESS