Deputetja e Kosovës Pacolli: Në Spitalin e Vrajës 700 punëtorë mjekësor, asnjë shqiptar

Foto ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka alarmuar për diskriminimin brutal të shqiptarëve në shëndetësi në Luginën e Preshevës.


Ajo ka theksuar se është e papranueshme dhe johumane që nga 700 punonjës mjekësor në spitalin rajonal të Vrajës, ku mjekohen shqiptarët e tre komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të mos ketë të punësuar asnjë shqiptar.

“Spitalin e Vranjës, që është spitali më i afërt në Serbi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, meqë as Presheva e as Bujanoci nuk kanë spital, ka mbi 700 punëtorë mjekësor. Prej tyre asnjë shqiptarë, edhe pse mbi 40% të pacientëve janë shqiptarë”, ka shkruar ajo.

Sipas Pacollit në konkursin e fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, për mjek/mjeke, para shqiptarëve Shkëndije Omeri-Ahmeti, Nerxhane Isufi, Adriana Kamberi, Erduana Sulejmani dhe Egzon Ibishi, është pranuar Marija Simonović, serbe nga Komuna e Vranjës edhe pse 60% e popullatës së Preshevës e Bujanocit është shqiptare.

Pacolli u shpreh se kjo është Serbia të cilën Bashkimi Evropian refuzon ta sheh.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS