Kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuri Macut, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Serbisë propozimin për përbërjen e Qeverisë së re, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar për kabinetin qeveritar.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka konfirmuar se propozimi ka mbërritur në Kuvend dhe se seanca e posaçme do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.
Për seancën e dytë të veçantë të Kuvendit Popullor është përcaktuar rendi i ditës – Zgjedhja e Qeverisë dhe dhënia e betimit nga ana e kryeministrit dhe ministrave të rinj.
Në përbërjen e propozuar të Qeverisë, Sinisha Mali është propozuar si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave, Ivica Daçiq si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Adrijana Mesaroviq si zëvendëskryeministre dhe ministre e Ekonomisë.
Gjithashtu në përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë, të propozuar nga kandidati për kryeministër Gjuro Macut, ndër emrat për ministër është përfshirë edhe një shqiptar, Demo Berisha, i cili është propozuar për ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave Kombëtare dhe Dialogun Shoqëror.
Edhe pse është shqiptar, Berisha nuk gëzon përkrahje nga shumica e popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, ku konsiderohet si figurë e padeshirueshme për shkak të qëndrimeve të tij dhe mungesës së përfaqësimit real të interesave të shqiptarëve në këtë rajon.
Pjesë e kabinetit të propozuar janë edhe:
- Dragan Glamoçiq – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave
- Sara Pavkov – ministre e Mbrojtjes së Mjedisit
- Aleksandra Sofronijeviq – ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
- Dubravka Gjedoviq Handanoviq – ministre e Minierave dhe Energjisë
- Jagoda Lazareviq – ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme
- Nenad Vujiq – ministër i Drejtësisë
- Snežana Paunoviq – ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale
- Demo Berisha – ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror
- Bratislav Gashiq – ministër i Mbrojtjes
- Marko Gjuriq – ministër i Punëve të Jashtme
- Nemanja Staroviq – ministër për Integrime Evropiane
- Dejan Vuk Stankoviq – ministër i Arsimit
- Zlatibor Lonçar – ministër i Shëndetësisë
- Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – ministre e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale
- Jelena Zhariq Kovaçeviq – ministre për Kujdes ndaj Familjes dhe Demografisë
- Zoran Gajiq – ministër i Sportit
- Nikola Selakoviq – ministër i Kulturës
- Milan Krkobabiq – ministër për Kujdes ndaj Fshatit
- Akademik Bela Balint – ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit
- Husein Memiq – ministër i Turizmit dhe Rinisë
- Boris Bratina – ministër i Informimit dhe Telekomunikimeve.
- Darko Glishiq – ministër për Investime Publike
Si ministra pa portofol janë propozuar: Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura.