Kryetari i “Amzës” shqiptare në Serbi, njëherit ish ushtarak i Ushtrisë jugosllave, Demo Berisha, gjatë ditës së enjte ka marrë pjesë në përmbylljen e fushatës zgjedhore të “Srpska desnicës” në Medvegjë, parti kjo që shquhet me orientim nacionalist.
Berisha, në fjalimin e tij, ndër të tjera ka kërkuar theksuar se ka ardhur koha që dy popujt shiptar dhe serb, ta pajtohen në mes veti.
Demo Berisha, ish ushtarak në pension i Ushtrisë jugosllave, ka kërkuar që “E djathta serbe” e cila udhëheqet nga siç e quan Berisha, vëllau i tij, nacionalisti i njohur serb Misha Vasiq, që pas zgjedhjeve të 8 shtatori të krijoi shumicën qeverisëse me partinë e Marco Saljihut, një invetitor i madh në Medvegjë.
Në fjalimin e Demo Berishës gjatë tubimit të partisë “E djathta serbe” mund t’a shihni kërkesën e Demo Berishë që kjo parti të krijoi shumicë me koalicionin mes APN-së të Shqiprim Arifit dhe PD-së të Nagip Arifit, e të drejtuar nga Marco Saljihu.