Delet ushqehen me marihuanë: Terrorizojnë fshatin

Banorët e fshatit Rhydypandy në jug të Uellsit kanë kaluar në një situatë sa për të qeshur aq edhe ankthi për ta.


“Terrori” në të gjithë fshatin është shkaktuar nga kafshë që ndoshta kurrë në histori nuk janë cilësuar si të frikshme, nga kopetë e deleve të tyre.

Delet kanë kullotur marihuanë në një “fabrikë” të braktisur dhe ilegale marihuane, e cila i ka inkurajuar sjelljet e tyre agresive.

Delet kanë filluar papritmas të sillen çuditshëm, të vrapojnë para veturave, të hynë nëpër oborre dhe madje edhe nëpër shtëpi.

Ka qenë kreu i bashkësisë lokale Ioan Richard, i cili ka lajmëruar policinë pasi ka pranuar shumë ankesa për delet.

“Jam frikësuar se çfarë do të mund të ndodhte në qoftë se do hanin të gjithë sasinë e marihuanës së gjetur. Do të mbretëronte terrori i deleve psikotike në fshat”, ka deklaruar Richard.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

PreshevaPRESS

E martë e vranët, priten reshje shiu

PreshevaPRESS

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike

PreshevaPRESS