DELEGACIONI I OSBE-së NË PRESHEVË PA KOMISARIN PËR PAKICA NACIONALE

Gjat ditës së sotme Shefi i misionit të OSBE-së në Sërbi, ambasadori Andrea Orizio, nën shoqërimin e stafit të zyrës së OSBE në Bujanoc është takuar edhe me Kryetarin e Preshevës dhe zavendësin e tij.

“Përveç diskutimeve rreth temave dhe problematikave me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës tanimë me dekada me radhë, takimin e sotit e shfrytëzuam për të biseduar rreth avancimit të procedurave për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojan”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë në faqen e Shqiprim Arifit në facebook.

Edhe pse në Bujanoc si pjesë e delegacionit të OSBE-së ishte edhe Komisari i lartë për pakica në kuadër të këtij misioni, z.Lamberto Zannier nuk u pa në fotografitë nga takimi me z.Arifi në Preshevë.

Ndër të tjerash thuhet se gjatë takimit i pari i Preshevës ka njoftuar personelin e OSBE-së edhe për problematikën e krijuar së fundmi me largimin e punëtorëve shqiptarë nga barnatorja e qytetit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS