Defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën K.Zozi, të mundshme ndërprerjet e përkohshme të furnizimit me ujë

Kabineti i Kryetares së Komunës së Preshevës njofton se në rrugën “K. Zozi” është paraqitur një havari në rrjetin e ujësjellësit, ku janë evidentuar defekte në dy pika të ndryshme të linjës.


Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Moravica” kanë reaguar menjëherë dhe ndodhen në vendngjarje për të sanuar defektet dhe për të rikthyer funksionimin normal të furnizimit me ujë.

“Sipas informacioneve nga terreni, punimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që gjatë ditës të përfundojnë, duke mundësuar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për banorët e zonës.” thuhet në njoftimin e kabinetit të Kryetares Sinani.

Banorët njoftohen se gjatë kryerjes së punimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe falenderohen për mirëkuptimin.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

PreshevaPRESS

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

PreshevaPRESS

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë

PreshevaPRESS