Covid19 mbërrin edhe në Medvegjë, një i infektuar dhe një i vdekur

Në Komunë e Medvegjës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste me COVID-19, derisa njëri nga të infektuarit me koronavirus, ka ndërruar jetë, para se t’i kumtohet rezultati, njofton JUGpress.

Siç bëhet e ditur të dyshuarit, janë testuar më 5 prill, ndërsa rezultatet janë kanë dal ditën e hënë.

“Virusi COVID-19 u konfirmua tek një femër e lindur në vitin 1957 e cila jeton në fshatin Drenac, dhe tek një burrë 72-vjeçar që jetonte në Rujkovac i cili vdiq dje para se të arrinin rezultatet,” tha Goran Ivanovic, zëvendës Komandant i Stafit të Menaxhimit të Emergjencave ne Medvegjë.

Sipas autoriteteve lokale, aktualisht po punohet në identifikimin e personave që kanë qenë në kontakt me personat e infektuarë./LuginaLajm/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS