The Eurovision trophy is displayed before the announcement of results during the first semi-final of the 2023 Eurovision Song contest at the M&S Bank Arena in Liverpool, northern England, on May 9, 2023. (Photo by Paul ELLIS / AFP)

Cilat vende kanë më shumë fitore në Eurovizion dhe kush e fitoi titullin e parë tri herë radhazi

Edicioni i parë i Eurovizioni u mbajt në vitin 1956 dhe për shtatë dekada, vetëm një interpretues arriti të fitonte dy herë vendin e parë.


Johnny Logan derisa përfaqësonte Irlandën, arriti të fitojë dy herë vendin e parë edhe atë në 1980 dhe 1987.

Këtë gjë arriti të e përsërisë  këngëtarja Lauryn, e cila këtë vit si interpretuese e Suedisë  fitoi përsëri, pas fitores në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

Deri më tani, Irlanda ka më shumë fitore – shtatë dhe është i vetmi vend që ka arritur të arrijë tri fitore radhazi – në 1992, 1993 dhe 1994.

Suedia është e dyta, e cila ka një fitore më pak.

Pas tyre vijnë Franca, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda me pesë fitore dhe Izraeli ka katër.

Norvegjia, Danimarka, Italia dhe Ukraina kanë nga tre fitore. Ukraina është i vetmi vend me tre fitore në shekullin e 21-të.

Spanja, Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë nga dy fitore, ndërsa fituesit e tjerë nuk e përsëritën suksesin asnjëherë.

Shqipëria këtë edicion zuri pozitën e 22-të. Pozitën të cilën e zuri Shqipëria në Eurovision 2023 me përfaqësimin e Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje” është pozita më e keqe që ka arritur ndonjë përfaqësues i Shqipërisë në një finale të Eurovisionit.

Ka pasur garues nga Shqipëria që nuk arritën fare të shkonin në finale, mirëpo nga finalistët pozita e arritur të shtunën është më e dobëta nga një përfaqësues i Shqipërisë.

Kelmendi mblodhi 76 pikë, prej tyre 59 nga publiku e 17 nga juria.

Vitin e kaluar Ronela Hajati me këngën “Sekret” nuk arriti të kualifikohej fare në finale. Ndërsa në vitin 2021 Anxhela Peristeri me këngën “Karma” zuri vendin e 21-të.

Renditjen më të mirë që ka regjistruar ndonjëherë Shqipëria, ishte me Rona Nishliun në vitin 2012 me këngën “Suus” duke zënë vendin e pestë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

PreshevaPRESS

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

PreshevaPRESS

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor 

PreshevaPRESS