Bye Google! Brezi i ri i bën kërkimet direkt në TikTok dhe Instagram

Çfarë bëni kur doni të kërkoni një restorant për të ngrënë apo një dyqan për të bërë pazar? Nëse jeni mbi 25 vjeç, përgjigjet janë pothuajse me siguri dy: ose përdorni motorin e kërkimit Google ose përdorni google Maps.


Megjithatë, gjërat po ndryshojnë me shpejtësi midis atyre nën 25 vjeç. Gjatë një konference në Shtetet e Bashkuara të organizuar nga Fortune, Prabhakar Raghavan, kreu i divizionit të Njohurisë & Informacionit të Google, tha se shumë të rinj gjithnjë e më shumë përdorin TikTok dhe Instagram për të kryer kërkime.

Për shembull, për të kërkuar një artist tatuazhi në Milano ka gjithnjë e më shumë të ngjarë që vajzat dhe djemtë të përdorin hashtag-et më të përshtatshme në Instagram ose TikTok.

“Në studimet tona, ne llogarisim se rreth 40% e të rinjve, për të kërkuar një vend për të ngrënë drekë, përdorin rrjetet e tyre të preferuara sociale. Me kalimin e kohës, ne gjithashtu vazhdojmë të kuptojmë se përdoruesit e rinj të internetit kanë mendime të ndryshme nga sa jemi mësuar ne: pyetjet që ata bëjnë janë krejtësisht të ndryshme,” shpjegoi Raghavan.

Edhe pse përdorimi i një rrjeti social për të kërkuar një restorant mund të jetë jo intuitiv, ka një aspekt shumë interesant që u theksua nga Raghavan: brezi Z nuk ka parë kurrë një hartë udhëzuese prej letre, ndërsa produktet si Google Maps janë projektuar pikërisht për të rikrijuar në mënyrë dixhitale përvojën e përdorimit të një harte të vjetër. Këto metoda nuk janë të përshtatshme për përdoruesit të cilët nuk janë në kërkim të një bote dixhitale që riprodhon mekanizmat e një fizike të së kaluarës.

Më përgjithësisht, sipas Raghavanit, përdoruesit nën 25 vjeç janë të interesuar në format gjithnjë e më vizuale dhe immersive të kërkimit, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e sekuencave të fjalëve me të cilat ne jemi mësuar dhe që nuk prodhojnë si rezultat dhjetra dhe dhjetra site për të zgjedhur apo pikat në një hartë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS