‘Business Connection II’ sjell biznesmenët nga i gjithë rajoni në Bujanoc

Qyteti i Bujanocit sot bëhet qendër e shumë bizneseve rajonale, me fillimin e punimeve e ngjarjes ekonomike Business Connection – Session 2, e organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptare (UBSH).


Në këtë event marrin pjesë biznese, shoqata ekonomike dhe investitorë nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, të cilët do të kenë mundësi të zhvillojnë takime direkte, të krijojnë partneritete të reja dhe të ndajnë ide për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ngjarja zhvillohet në Garden Agimi Imperial në Bujanoc dhe synon të vendosë qytetin në qendër të hartës së biznesit rajonal.

Programi i ditës përfshin:

  • Takime ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve ndërkombëtare
  • Mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimesh afatgjata
  • Prezentime të ideve të reja dhe mundësive të investimit

Siç kanë njoftuar organizatorët në faqen e tyre në Facebook, mysafir nderi dhe folësi kryesor i ngjarjes është Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili me praninë e tij do t’i japë një peshë të veçantë këtij edicioni të Business Connection.

Pas suksesit të edicionit të kaluar, këtë vit Business Connection – Session 2 pritet të sjellë një numër edhe më të madh pjesëmarrësish dhe më shumë hapësira për investime dhe zhvillim ekonomik.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

PreshevaPRESS

Faturat e rrymës nga ky muaj rriten për 6,6%, konsumatorët hyjnë më shpejt në “zonën e kuqe”

PreshevaPRESS

Disa shoqata nga Presheva e Bujanoci kanë lëshuar reagim të përbashkët kundër deklaratës së ministrit Berisha

PreshevaPRESS