Bujanoci është goditur nga një tërmet, nuk ka dëme

Një tërmet e ka goditur mbrëmë Bujanocin, i regjistruar rreth orës 22:37, transmeton Titulli.com.


Siç bëhet e ditur në ueb faqen e Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti ka goditur mbrëmë Bujanocin, ku tërmeti me magnitudë 2.3 është matur në thellësi prej 2 kilometrash.

Sipas këtij njoftimi dje, gjatë ditës, tërmeti në disa raste ka goditur edhe Borin dhe tërmetet kanë qenë mesatarisht 2.2 ballë të shkallës Rihter.

Deri më tani nuk janë lajmëruar dëme të shkaktuara në komunën e Bujanocit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Paralajmërim për qytetarët: Të hënën ushtrime me armë zjarri në Leran, ndalohet qarkullimi

PreshevaPRESS

Hapet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë

PreshevaPRESS

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS