Bombarduesi i Amerikës që mund ta shkatërrojë sistemin raketor të Rusisë

Për shumë vite radhazi është spekuluar se kush ka armë më të fuqishme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) apo Rusia. Por sipas një raporti të fundit, Amerika po del të jetë shumë më e fuqishme.


Bombarduesi B-52 i SHBA-ve, i zhvilluar në vitin 1950, për 64 vite radhazi është konsideruar si arma më e fuqishme e Ushtrisë Amerikane.

Dhe sigurisht, ka qenë gur themeli i parandalimit bërthamor amerikan të Luftës së Ftohtë, për dekada të tëra.

Edhe në këtë kohë, B-52 Stratofortress është në gjendje të lëshojë një numër të madh të armëve në invertarin e Amerikës, përfshin bomba gravitacionale, bomba grumbulluese, raketa me precizion të udhëzuar dhe municione të përbashkëta të sulmeve të drejtpërdrejta, përcjell Gazeta Metro.

Dizajni bazë i kësaj arme, është evoluar nga një avrion i aftë për të rënë bomba e tij nga 30.000 metra, në një Stratofortress të vërtetë që mund të nisin raketat me rreze të gjatë të lundrimit.

Në anën tjetër, sistemi S-400 i raketave të Rusisë, ka qenë një shërbim i Forcave të Armatosura të këtij vendi që nga viti 2007.

Ndonëse ka një distancë prej 248 miljes, rreze prej 74 milje, S-400 është më i dobët se B-52. Madje, një raport i Agjencisë Suedeze për Mbrojtje (FOI), tregon se sistemi S-400 ka shumë të meta.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS