Bie “Karteli Ballkanik” konfiskohen rreth një ton kokainë

Në një operacion të koduar “Fallkusa”, të inicuar nga policia kroate, në Ishujt Kanare është konfiskuar rreth 1 ton kokain, vlera e të cilës shkon në mbi 40 milion euro. Sic kanë njoftuar nga Ministria e Brendshme e Kroacisë, policia ka grumbulluar informatat e para për trafik transatlantic të sasisë së madhe të kokainës ku, si pjesëtarë të të ashtuquajturit “Karteli Ballkanik” aktivisht ishin kycur edhe shtetas kroat.


Në operacionin “Fallkusa” për shkak të karakterit ndërkombëtar të aktiviteteve kriminale që në fazën fillestare, policia kroate ka inicuar një bashkëpunim tripalësh me Gardën Civile të Spanjës dhe Doganat franceze, kurse aksioni ka qenë I mbështetur edhe nga Europoli, DEA amerikane dhe Angjencia Kombëtare Britanike për Krime, Policia Kombëtare e Holandës dhe Policia e Bosnjë e Hercegovinës.

Ministria e Brendshme kroate ka theksuar se hetimet janë drejtuar drejt një cellule kriminale në kuadër të “Kartelit Ballkanik”, I specializuart për të siguruar shërbime për trafik droge me anije me vela dhe luksoze. Sic thuhet ky grup criminal ka qenë I përbërë nga së paku tre shtetas kroat që ishin rekrutuar për trafik transatalntik të kokainës.

Në një aksion të koordinuar, një ekip i posaçëm i Mbrojtes civile spanjolle më 8 Shtator në mëngjes në ujërat ndërkombëtare ka ndaluar një anije kroate me vela, me ekupiazh prej tre shtetasve kroat. Pas kontrollit, për shkak të dyshimeve për trafik me narkotikë, anija ishte tërhequr në ujërat kombëtare të Ishujve Kanare – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme kroate.

Gjatë kontrollit të anijes ishin zbuluar 980 pako me rreth 980 kilogrm kokainë të kualitetit të lartë, kurse sipas njoftimeve të autoriteteve kroate, kokaina ka qenë e destinuar për tregun evropian, kurse vlera llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro./KlanMacedonia

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS