Besëlidhja konfirmon organizimin e kampit të futbollit të Kosovë në bashkëpunim me Galatasarayn

Skuadra e madhe nga Turqia, Galatasaray ka konfirmuar organizimin e kampit të futbollit të Kosovë, falë bashkëpunimit me Shkollën e Futbollit “Besëlidhja” nga Prishtina.


Drejtuesit e SHF “Besëlidhja” kanë bërë të ditur se kanë arritur që gjigantin turk ta sjellin në Kosovë për të mbajtur një kamp që do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Galatasarayn, kampi do të mbahet nga data 1 deri më 5 korrik në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Në këtë kamp, do të jenë të pranishëm trajnerët dhe stafi zyrtar i klubit nga Turqia, të cilët do të vëzhgojnë në afër talentet e rinj, që në një të ardhme të afërt mund të shndërrohen në yje të futbollit evropian.

Ky do të jetë një rast i veçantë për të gjithë futbollistët e rinj që ëndërrojnë të depërtojnë në botën e futbollit profesionist pasi do ta kenë mundësinë të tregojnë dhe dëshmojnë veten para një emri të madh si Galatasaray.

SHF “Besëlidhja” ka bërë të ditur se sa i përket informative shtesë në lidhje me pjesëmarrjen në këtë kamp, do të lajmërojnë së shpejti.

Ardhja e klubit me nam nga Turqia në Kosovë nëpërmjet SHF “Besëlidhja” ishte paralajmëruar të dielën mbrëma në emisionin sportiv “VAR” të Tëvë 1.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjimshiti, viziton KF Tërrnocin: “Gjithmonë krenar për rrënjët e mia”

PreshevaPRESS

Sot nis turneu tradicional “Musa Musahu” / Publikohen çiftet për fazën e parë eliminuese

Lirigzona Nuredini

Norris triumfon për herë të parë në Montekarlo, Leclerc e mbyll i dyti, dështon Mercedes

PreshevaPRESS