BESA SHAHINI: BISEDUAM PËR ARSIMIN SHQIP DHE PËRMIRËSIMIN E GJENDJES MOMENTALE

Vizita e Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit nga Republika e Shqipërisë, Besa Shahini në Bujanoc, dhe takimi i saj me homologun e saj nga Republika e Serbisë, Mlladen Sharçeviq, u prit me entuziazëm të madh nga shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës me një entuziazëm të madh dhe me shpresë se do të zgjidhet problemi i teksteve mësimore për shkollat shqipe në këtë vend.

Pas takimit mes dy ministrive të realizuar në hapësirat e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ministrja Shahini mes të tjerash tha se vizita  saj në Bujanoc ka të bëjë me çështjen e arsimit në gjuhën shqipe në Serbi dhe përmirësimin e gjendjes momentale.

“Marrë parasysh që ministri Sharqeviq ka shprehur dëshirën dhe vullnetin që këto aftësi bazë të zhvillohen edhe më shumë, për të gjithë nxënësit pa dallim gjuhën që flasin, atëherë ne jemi në dispozicion të ndihmojmë në çdo formë të nevojshme, sikurse me resurse edhe me tekste mësimore dhe ekspertët tanë, me qëllim që të çojmë përpara këtë qëllim të mirë duke mirëpritur bashkëpunimin e mëtutjeshëm” ka thënë para medieve Shahini në Bujanoc.

Kjo vizitë e ministres Shahini në Bujanoc, vjen shumë shpejt pas takimit të kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa me Ministren Shahini në Tiranë, me qëllim të aktualizimit të problemeve që lidhen me mbarëvajtjen e arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe zgjidhjen e problematikës me tekstet shkollore në gjuhën shqipe.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS