AZHURNIMI I LISTAVE ZGJEDHORE, PREGATITJA PËR ZGJEDHJET E MUNDSHME TË PARAKOHSHME

Lista e votuesve është dokument publik në të cilin mbahen shënimet e qytetarëve të secilës komunë që kanë të drejtë vote, e që menaxhohet nëpërmjet teknologjive moderne, si një bazë të dhënash elektronike dhe azhurnohet sipas një metodologjie unike. Ajo u krijua duke unifikuar listat e zgjedhësve në vitin 2011, të cilat deri në miratimin e Ligjit për Listën Unike të Votuesve u kryen nga administratat komunale.

Për shkak të presionit të ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e që do të rezultonte me ndryshimet kushtetuese në Serbi, çdo ditë e më tepër po krijohet bindja se përveç zgjedhjeve në nivel qendror do të ndodhin edhe zgjedhjet e parakohshme në të gjitha nivelet qeverisëse.

Komuna e Preshevës po punon intensivisht në azhurnimin e listës zgjedhore. Sipas shënimeve nga zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2017, me të drejt vote në komunë të Preshevës kanë qenë 38860 votues.

Sipas informatave të cilat ka siguruar PreshevaPRESS nga Komunës së Preshevës, konkretisht nga Shërbimi për Azhurnimin e Listave Zgjedhore deri në ditën e sotme, numri i qytetarëve me të drejt vote ka arritur në 40293 votues.

Pra që nga dhjetori 2017 e deri në muajin maj 2019, lista e qytetarëve me të drejtë vote është rritur për 1433 votues.

Listat zgjedhore azhurnohen dhe menaxhohen nga Shërbimi për Azhurnimin e Listave Zgjedhore në bashkëpunim me shërbimin e ofiqarisë, Stacionin Policor në Preshevë dhe Qendrën për punë sociale.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS