Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Tufa e parë me avionët e shumëpritur luftarakë, F-16, ka mbërritur në Ukrainë, thanë ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan të mërkurën.


F16-shat, të ndërtuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e kamotshme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.

“F16-shat në Ukrainë. Një gjë tjetër e pamundur doli të ishte plotësisht e mundur”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin social X.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime, tha se dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë është kompletuar, raporton REL.

Danimarka është zotuar se do t’ia dërgojë Ukrainës në përgjithësi 19 avionë lfutarakë, ndërsa Holanda ia ka premtuar 24 sosh.

Këto dy vende kanë qenë forcë shtytëse e koalicionit ndërkombëtar për ta furnizuar Ukrainën me avionë F-16.

Edhe Norvegjia ka thënë se do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16.

Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.

Ushtria ukrainase është detyruar të varet nga një tufë e vogël e avionëve luftarakë të epokës sovjetike për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi më 2022.

Zyrtarët ukrainas i shohin avionët F-16 si një përditësim jetik për Forcën e tyre Ajrore.

Disa analistë thonë se vetëm avionët F-16 nuk do të dëshmohen si pikë kthese në luftën pushtuese që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re

PreshevaPRESS