Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Austria do të ndërmarrë masa drastike dhe do të mbyllë kufijtë me Hungarinë dhe Sllovakinë.

Nga e shtuna nuk do të mund të kalohet më në 24 vendkalime. Masa mbrojtëse duhet të zbatohet deri më 20 maj, raportojnë mediat gjrrmane.

Arsyeja është frika nga një shpërthim i madh i sëmundjes Afta Epizootike (FMD). Kjo sëmundje është përhapur aktualisht në Hungari dhe Sllovaki. Nga e shtuna do të mbyllen 24 pika kufitare me vendet e prekura.

Ndërsa në vendkalimet që janë ende të hapura do të kryhen kontrolle të rrepta.

Ausrria do të ndalojë importin e kafshëve dhe produkteve shtazore, duke përfshirë bagëtinë, derrat, mishin e freskët, qumështin e papërpunuar dhe mishin e gjahut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Erdogn përshëndet mbështetjen e OKB-së për Palestinën, vlerëson bisedimet me Trump si konstruktive

PreshevaPRESS

Një sulm kibernetik shkakton shumë pengesa në aeroporte të mëdha europiane

PreshevaPRESS

Radio Televizioni italian nis programin e parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri

PreshevaPRESS