Asociacioni qytetar Bujanoci me projekt të ri gjatë korrikut

Nëpërmjet një postimi në facebook, Asociani Qytetarë Bujanoci, me seli në Zvicërr, ka njoftuar se gjatë muajit korrik, rrespektivisht 30 korrik në shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, do të zhvillojnë projektin: “Të rinjtë takohen”, njofton LuginaLajm.

Ky projekt ka për qëllim takimin e gjithë fëmijëve të moshave nga 9 deri në 17 vjet, nga Bujanoci dhe diaspora, e që me origjinë janë nga qyteti i Bujanocit.

 “Asociacioni Qytetarë Bujanoci, gjatë këtij pushimi veror fillon për herë të parë projektin « Youth meet up » ( d.m.th « Të rinjtë takohen »).

Qëllimi i këtij projekti është Takimi i të Rinjëve të Bujanocit dhe atyre te Diasporës, gjatë çdo pushimi veror.

Këtë herë, në « Youth meet up » do të marrin pjesë te rinjtë nga mosha 9 deri 17 vjeç, dhe do të mbahet në shkollën fillore « Naim Frashëri » në Bujanoc, të Martën me 30.07.2019 nga ora 9:00.

Andaj ftohen të gjithë të rejat dhe të rinjët e kësaj moshe që të bëhen pjesë e këtij Projekti. 
Për më shumë informata, na kontaktoni pa hezitim në FB” – thuhet në njoftimin e Asociacionit Qytetarë Bujanoci.

Kujtojmë se, ky asociacion tubon rreth vetës shqiptarët e Bujanocit që jetojnë në Zvicërr, ndërsa ditë më parë, organizuan takimin e përgjithshëm ku morrën pjesë qindra familje që aktualisht jetojnë në Zvicërr. /LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS