Arta Selimi pas eleminimit nga Big Brother VIP Kosova me mesazh falemnderues për përkrahësit e saj

Arta Selimi pas 82 ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, të premten e kaluar ka përfunduar aventurën e saj në këtë format dhe i është kthyer jetën reale.


Sikurse gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, për  dallim prej të eleminuerve të mëparshëm që me të dalë nga shtëpia thumbonin banorët e tjerë, Arta përsëri tregoi se është ndryshe duke thënë fjalë miradie për secalin prej konkurentëve që mbeten ende në garë.

Ajo së fundmi përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin shoqëror facebook, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë përkrahur në rrugëtimin e saj në formatin Big Brother VIP Kosova.

Arta ka shkruar se e gjithë eksperienca e mrekullueshme e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kishte me qenë e mangët pa mbështetjen e publikut që e ka kuptu pas daljes nga shtëpia e BBVK.

Ajo përveç përkrahësit për mbështetjen e dhënë, ka falemnderuar edhe produksionin e Big Brother VIP Kosova dhe secilin nga banorët veç e veç.

Në vazhdim ju sjellim mesazhin e Arta Selimit të publikuar në profilin e saj në rrjetin shoqëror: 

Njerëz t’dashtun, ju falënderoj prej zemrës për mbështetjen tuaj!
Bigu ka qenë eksperiencë e mrekullueshme për mu, po’ tek kur kom dalë jashtë edhe e kom ndje mbështetjen prej afër , e kom kuptu që pa juve ish konë shumë e mangët si eksperiencê.

Më falni që nuk po mundem me jua kthy mesazhet por duheni me dijtê që ju jam pafundësisht falenderuese.

Nji falënderim special e ndjejë karshi produksionit t’@bigbrothervipkosova edhe për secilin banor t’shpisë veç e veç. Ju faleminderit shumë!!

Mu m’duhët pak me u riorganizu e me u adaptu n’kushte normale, e së shpejti me projekte konkrete!

Ju dëshiroj krejtve shëndet t’mirë e suksese! Ju dua ❤️

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS