Arrestohet për tentim grabitje një 23 vjeçar në Preshevë

Policia në Preshevë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, ka arrestuar një të ri 23-vjeçar nga kjo komunë, i dyshuar për tentativë grabitjeje.


Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për A. A. (i lindur më 2003), për të cilin ekzistojnë dyshime se më 10 janar të këtij viti ka tentuar të grabisë një këmbimore në Preshevë. Dyshohet se ai fillimisht ka ndjekur në rrugë një punonjës rreth 30-vjeçar të këmbimores, i cili mbante maskë, dhe më pas e ka ndaluar duke e kërcënuar me një objekt që i ngjante armës, duke i kërkuar çelësat e këmbimores dhe paratë.

Ngjarja, sipas policisë, nuk ka përfunduar me grabitje.

I dyshuari dyshohet se ka hedhur një objekt në drejtim të punonjësit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka reaguar shpejt, duke e identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur një plumb i vërtetë, ndërsa është sekuestruar edhe një maskë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.

Përveç veprës penale të grabitjes, ndaj A. A. do të ngrihet kallëzim penal edhe për dyshime mbi prodhimin, posedimin, mbajtjen dhe trafikimin e paligjshëm të armëve dhe mjeteve shpërthyese. I dyshuari, me urdhër të prokurorit publik kujdestar, është ndaluar për 48 orë dhe pritet që brenda këtij afati të sillet para prokurorisë për procedura të mëtejshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

PreshevaPRESS