Armëpushim apo ndërprerje e përkohshme e ofensivës?

SHBA dhe Turqia kanë arritur dje marrëveshje për armëpushimin në veri të Sirisë. Deri tani janë shënuar vetëm shkelje sporadike të marrëveshjes.


Forcat kurde në veri të Sirisë janë të gatshme për respektimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Turqisë për armëpushim. “Ne do t’i bëjmë të gjitha që janë në mundësitë tona që armëpushimi të ketë sukses”, deklaroi komandanti i Forcave Demkratike Siriane (FDS), Maslum Abdi, për televizionin kur Ronahi TV. Marrëveshja parashikon edhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre dhe përjashton ndryshimet demografike në këtë rajon, theksoi Abdi, në një intervistë me telefon.

Marrëvshja mes SHBA dhe Turqisë, e arritur dje, vlenë për rajonin mes qytetit Ras al-Ain dhe luginës Abjad, tha Abdi. Kjo do të ishte vetëm një zonë e ngushtë e sigurisë të cilën pretendon ta krijojë Turqia në kufirin me Sirinë. Në kumtesën e përbashkët të SHBA dhe Turqisë nuk flitet për përmasat e një zone të këtillë. Por pozicionimet nga komandantët kurdë mund të kuptohen edhe si mundësi e vazhdimit të konflikteve në zonat tjera.

Nga Ras al-Ain vijnë ndërkohë lajme për shkeljen sporadike të marrëveshjes për armëpushim. Janë dëgjuar të shtëna me armë të vogla por edhe artilerike, njoftojnë vëzhguesit. Por këto të dhëna nuk kanë mundur të konfirmohen nga burime të pavarura. Në rajonet tjera nuk ka shkelje të marrëveshjes – deri tani.

Kërcënimet

Pas shumë orë negociatash mes zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence – dhe pas kërcënimeve amerikane – Turqia ka pranuar që të ndëprejë ofensivën e saj ushtarake në veri të Sirisë për pesë ditë. Qëllimi është që të mundësohet tërheqja e milicëve të YPG. Kjo fazë ka filluar ndërkohë. Pas tërheqjes së milicëve kurdë duhet të shpallet edhe përfundimi i ofensivës, kumtoi Pence.

Pala turke nuk flet për armëpushim, por për një ndërprerje të përkiohshme të ofensivës. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu tha se në zonën “prej 32 kilometrash thellësi dhe gjatësi prej 444 kilometrash në lindje të Eufratit, nuk do të mbetet asnjë terrorist dhe atje do të kerijohet një zonë e sigurisë”. Qeveria në Ankara pretendon që në këtë zonë të rivendosë refugjatët sirianë të cilët tani janë vendosur në Turqi. Ndërhyrja ushtarake ka filluar para një jave.

Aleatët

Luftëtarët kurdë kanë qenë aleatë të forcave amerikane në luftën kundër terroristëve të “Shtetit Islamik” (IS). Pence tha se Turqia dhe SHBA kanë rënë dakord për luftimin e përbashkët të terroristëve të IS në veri të Sirisë. Ato do të koordinojnë aksionet edhe lidhur me kampet e luftëtarëve të arrestuar të IS, të cilat deri tani janë kontrolluar nga kurdët. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar para fillimit të ofensivës tërheqjen e forcave amerikane nga kjo zonë, që ka rezultuar me kritika. Edhe ofensiva turke ka shkaktuar kritika të shumta ndërkombëtare./DW

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS