Arifi viziton vendndodhjen e biznesit të Faton Bislimin në Washington: Gjetëm një këmbimore dhe zyre postare

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thumbuar Faton Bislimin, ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili më parë ka shkruar për lobimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.


Arifi në një postim në Facebook shkruan se gjatë vizitës në SHBA nuk e gjetën as Bislimin, e as kompaninë e tij që merren me lobim.

Kryetari i Preshevës në këtë video të publikuar në Facebook drejton akuza të rënda në drejtim të Bislimit.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Washington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS