Arifi: Ligji për të Huajt në Kosovë po diskriminon shqiptarët e Luginës

Shqiprim Arifi ka reaguar ndaj zbatimit strikt të Ligjit për Komunikacionin dhe Ligjit për të Huajt në Kosovë, duke thënë se këto ligje po prodhojnë pasoja të padrejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës.


Sipas tij, qytetarëve të Luginës u kufizohet lëvizja e lirë, u rriten barrat financiare dhe u rrezikohet qasja në punë, arsim dhe shërbime shëndetësore, duke krijuar pasiguri juridike dhe psikologjike.

Është detyrë dhe obligim, kombëtar, qytetar e moral, që Presidenca dhe Kryeministria, që jo më larg se pak muaj, organizuan e përdorën Luginën dhe qytetarët e Luginës në Kosovë, madje edhe vet institucionin e komunës me në krye doraputhësit e vet, për vota” ka shkruar Arifi në Facebook duke kërkuar nga institucionet në Kosovë të aplikojnë masa lehtësuese, përjashtuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Arifi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës masa lehtësuese dhe përjashtuese për shqiptarët e Luginës, duke theksuar se mungesa e tyre cenon lidhjet kombëtare dhe përbën dështim politik e moral.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva pa shërbime sociale të licencuara: Kur sistemi dështon, familjet mbeten vetëm

PreshevaPRESS

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS