ARIFI: ISHA I FTUAR NË TIRANË, PD DO TA JEP QËNDRIMIN E SAJ DITËVE NË VIJIM

Gjatë ditës së djeshme është  nënshkruar “Marrëveshja për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë”, listë përmes së cilës Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.


Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi përmes një shkrimi të publikuar është shprehur lidhur me takimin e ndërmjetësuar nga ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Ky është shkrimi  tij plotë:

Të nderuar qytetarë!

Siç jeni informuar, sot në Tiranë me ndërmjetësimin e Ministrit Cakaj, shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës janë pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi të dalin me një listë të përbashkët për deputet.

Edhe unë si kryetar i PD-së, nga Ministri Cakaj kam qenë i ftuar në këtë takim, por për arsye objektive nuk kam mundur të jem prezent.

Pasi që Partia Demokratike çdo vendim e merrë në transparencë të plotë edhe për këtë rast ditëve në vijim kryesia e PD-së do të dalë me qëndrimin e saj.

Nagip Arifi, kryetar i PD-së

ARTIKUJT E NGJASHËM

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS

Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor

PreshevaPRESS

Aksidenti fatal në Preshevë, policia kërkon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes

PreshevaPRESS