ARDITA SINANI PËR VOA : GRATË E BËJNË POLITIKËN MË TË PËRGJEGJSHME

Nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, është e para grua politikane në Luginën e Preshevës, në një intervistë të zhvilluar për Zërin e Amerikës gjatë vizitës në Uashington tha se pjesmarrja e gruas në politikë e bën atë më të përgjegjshme.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se pjesëmarrja më e lartë e gruas në politikë do të kontribuonte në uljen e shkallës së korrupsionit, pasi që gratë sjellin një shkallë të lartë përgjegjësie dhe angazhimi. 

Delegacioni i Luginës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizoi takime të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së, me ç’rast diskutoi për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Raportet jo normale në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë kanë sjellë pasoja skajshmërisht negative në Luginën e Preshevës. Diskriminimi i madh i vazhdueshëm i qytetarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia  që po realizohet përmes shpërnguljes masive të shqiptarëve nga këto troje dhe spastrimi në heshtje, nuk ka lënë rrugë tjetër përveç që ne të kërkojmë realizimin e vullnetit të shprehur të Luginës në Referendumin e 1 dhe 2 marsit” tha mes të tjerash zonja Sinani gjatë intervistës së realizuar për Zërin e Amerikës.

Në vijim ju sjellim intervistën e plotë të z.Sinani për Zërin e Amerikës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS