Dokument / Anulohet tenderi për trotuarin në rrugën 15 Nëntori

Komuna e Preshevës në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme gnatë pandemisë Covid19, në muajin prill,  ka proceduar me tenderin për Projektin për rekonstruimin e trotuarit në vlerë 100.000.000,00 dinarë apo 851 mijë euro, pa e llogaritur TVSH-në.


Sipas një njoftimi të njërës nga kompanitë lokale në Preshevë në faqen e saj në facebook, e cila mirret me këto punë, kanë bërë të ditur anulimin e këtij tenderi, siç thot kjo kompani, Komisioni Republikan ka sjellur aktvendim me të cilën e hudhë poshtë në tërësi tenderin e theksuar të shpallur nga komuna e Preshevës.

Në vazhdim po ju sjellim njoftimin e plotë të kësaj kompanie në facebook dhe dokumentacionin e publikuar:

Njoftim !

Me 29.05.2020 në komunën e Preshevës ishte hapja e ofertës për Projektin e Rregullimit të trotuarit në Preshevë nga ish tregu i gjelbërt deri tek shkolla fillore Prof Ibrahim Kelmendi, tender i cili ishte shpallur më 07.04.2020.

Si ofertues në këtë projekt të shpallur nga komuna e Preshevës, kemi vërejtur një numër të madh të parregullsive si psh: mungon projekt-dokumentacioni,nuk është ofruar qasje në teren , paramasat dhe parallogaritë e tenderit për 1 km gjatësi me shuma marramendëse në vlerë prej 1 milion Euro me TVSH, e të cilat janë ndryshuar gjatë procedurës së tenderimit si dhe shumë parregullsi tjera, prandaj ditën e hapjes së ofertave, kemi parashtruar ankesë në Komunë, njëkohësisht në Komisionin republikan për mbrojtjen e të drejtave në procedurat e prokurimit publik.

Komisioni republikan, pasi ka konstatuar shkeljet nga komuna e Preshevës, me datë 03.07.2020 ka sjellur aktvendim në të cilin e ka miratuar ankesën tonë si të bazuar dhe të drejtë , ndërsa i njejti me datë 09.07.2020, ka sjellur aktvendim me të cilën e hudhë poshtë në tërësi tenderin e theksuar të shpallur nga komuna e Preshevës.

Në njoftimin e publikuar nga komuna e Preshevës me datë 29.05.2020, në mënyrë tendencioze dhe të paskrupullt kompania jonë është cilësuar si penguese në realizimin e këtij projekti, gjë që nuk është e vërtetë, sepse pengues, prolongues dhe fajtor jo vetëm i këtij projekti por edhe i projekteve të tjera, është vet porositësi i projekteve-Komuna, ashtu siç është konstatuar dhe po konstatohet nga Komisioni republikan për mbrojtjen e të drejtave në procedurat e prokurimit publik.

Me këto shkelje, porositësi i tenderit-Komuna, përveç që po mban peng projektet, po detyrohet të dëmshpërblej edhe shpenzimet e ankesave, deri tani dikund e 30-ta me radhë.

Më poshtë po i publikojmë edhe Aktvendimet e përmendura.

Kompania Arso-Com
Preshevë

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS