Angjellkoviq për pjesëmarrje në seancën e nesërme: Ende jemi duke shqyrtuar rrethanat e krijuar së fundmi

Këshillëtarët e Alternativës për Ndryshim në Kuvendin e Komunës së Preshevës, kanë ftuar senacën për nesër, (datë 23.07.2023 – ditë e diel) me fillim në ora 08:00.


Koalicioni qeverisës APN – LR, nga data 04.07.2023 kanë mbetur pa shumicë, pasiqë këshilltari i APN-së, Argjend Sherifi deklaroi se nuk do të e përkrahë më kryetarin e APN-së, njëherit kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi.

Gjatë ditës së sotme, përmes një mesazhi (sms) dërguar nga sekretariati i Kuvendit të Komunës së Preshevës drejt shefave të grupeve të këshilltarëve është bërë e ditur se këshilltarët e APN-së kanë thirrur seancën për nesër në ora 08:00 të mëngjesit.

Disa këshilltarë të Kuvendit nga partitë opozitare për PreshevaPRESS kanë thënë se Arifi po tenton që nesër seancën të e mbajë me ndihmën e dy këshilltarëve të listës së Partisë Përparimtare Serbe.

PreshevaPRESS ka kontaktuar me të dy këshilltarët e komunitetit serb në Kuvendin e Preshevës, me ç’rast vetëm njëri është përgjigjur dhe ka thënë se nuk është i sigurt rreth pjesëmarrjes.

“Edhe më tutje jemi duke shqyrtuar rrethanat e krijuara së fundmi” ka thënë këshilltari i komunitetit serb në Kuvendin e Preshevës, Stefan Angjelkoviq (Stefan Andjelkovic) për PreshevaPRESS.

Lista e komunistetit serb përfaqësohet me dy mandate të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Preshevës, gjë që mundëson krijimin e 21 votave, sa edhe janë të nevojshme për shumicën qeverisëse.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS