Zyrtare: Këta janë ministrat e qeverisë Kurti

Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, i cili do t’i ketë 15 ministri.


Numër dy në qeverinë Kurti, do të jetë zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti, kurse zv.kryeministër i dytë do të jetë Haki Abazi, teksa 6 ministra do të jenë nga Vetëvendosje dhe 6 nga LDK.

Këta janë emrat e ministrave:

  1. Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
  2. Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
  3. Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
  4. Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim
  5. Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm
  6. Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
  7. Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
  8. Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
  9. Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
  10. Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
  11. Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
  12. Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
  13. Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
  14. Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
  15. Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic

Gjatë ditës së sotme, teksa u nis nga banesa e tij për në objektin e Kuvendit, kryeministri i ri, Albin Kurti, tha se pas 23 viteve në opozitë, i ka ardhur koha që të qeverisë me Kosovën.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë