Qeveria e Serbisë i reagon Kurtit pasi tha se do t’i padisë për gjenocid

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë për ‘Veçernje Novosti’ se që nga ardhja e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, më shumë se një mijë serbë janë vrarë dhe se askush nuk është mbajtur përgjegjës, dhe më shumë se 200,000 janë dëbuar.


‘’E vërteta është se që nga ardhja e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, më shumë se një mijë serbë janë vrarë dhe se askush nuk ka marrë përgjegjësi, dhe më shumë se 200 mijë janë dëbuar’’ është shprehur Vulin.

Reagimi i Vulin, ka ardhur ngase i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, tha se do të bëhet gati një padi kundër Serbisë në Gjykatën e Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Related posts

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit